Andres Iniesta dhe Leo Mesi. Dy jetë paralele që u ndanë ditën e djeshme. Kanë luajtur së bashku 14 vjet dhe kanë shkruar një histori të lavdishme të Barcelonës, duke fituar secili nga 32 tituj.

Ato që ka fituar Iniesta, i ka fituar edhe Mesi. Të dy bashkë kanë triumfuar në 4 Champions, 9 kampionate, 6 Kupa Mbreti, 3 Botërorë klubesh, 3 Superkupa Europe, 7 Superkupa Spanje.

Së bashku kanë luajtur 448 ndeshje dhe kanë fituar 336, kanë barazuar 96 dhe kanë humbur 56. Leo Mesi i ka dhënë 13 asiste për Iniestën, ndërsa Iniesta ka dhënë 46 asiste për Mesin. Me ata të dy në fushë, Barcelona ka shënuar 1194 gola dhe ka pësuar 421 gola.

Pas largimit të Ksavit dhe Iniestës, tani Leo Mesi ka mbetur i vetëm dhe ka për detyrë të udhëheqë Barcelonën drejt triumfeve të ardhme në Spanjë, por mbi të gjitha edhe në Europë. Ai do të jetë kapiteni i katalanasve. /PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/mesi-iniesta-divorc-pas-14-vjetesh-dhe-64-titujsh/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb