GREQI

Policia greke ka arrestuar një turk me shtetasi të Bullgarisë, si person i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Janis Makris në Greqi. I arrestuari është një 31-vjeçar, kurse në kërkim është edhe vëllai i tij, një 35-vjeçar.

Dy vëllezërit dyshohet se janë personat që qëndrojnë pas vrasjes së Makris. Dyshohet se 31-vjeçari ka tërhequr këmbëzën e pistoletës dhe vrau biznesmenin. Sipas hetimeve, i riu me origjinë turke ka shkuar në Athinë vetëm për të kryer vrasjen dhe më pas është kthyer prapë në Bullgari, vendi ku jetonte, shkruan “Zougla”.

Janis Makris 47 vjeç, njihej ndryshe edhe si “australiani”. Ai njihej si biznesmen, por edhe për raste të përfshirjes në trafik droge.

Makris kishte pasur probleme me ligjin për trafik droge edhe në Australi. Vrasja e Makris dyshohet të jetë porositur nga ndonjë bandë ose rival në trafik droge dhe vrasësit mund të jenë edhe me pagesë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb