Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer Vjoleta Xhepa. Gruaja prej vitesh nuk flet me të vëllain pasi ky i fundit i ka borxh një shumë të konsiderueshme.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014 , vëllai i ka marrë gruas 25 mijë euro borxh me preteksin se paratë i duheshin për të kuruar nënën e sëmurë dhe për të rregulluar shtëpinë.

Gruaja ia ka dhënë paratë vëllait por ky i fundit nuk ia ka kthyer kurrë. Ajo thotë se ai është në gjendje shumë të mirë ekonomike.

Vjoleta ia ka kërkuar paratë për dy vite rresht por ky i fundit ka kërcënuar të motrën dhe nuk ka pranuar t’ia kthejë shumën e marrë.

E lodhur nga konfliktet e vazhdueshme gruaja i është drejtuar prokurorisë dhe më pas gjykatës së Tiranës.

Çështja ka shkuar edhe në Apel. Gjykata i ka dhënë të drejtë gruas dhe e ka dënuar të vëllain me 3 vjet e katër muaj burg për veprën penale “Mashtrim”.

Sot Vjoleta kërkoi ballafaqim me të vëllain dhe drejtësi, pasi ky i fundit edhe pse me vendim gjykate është ndëshkuar , vazhdon të jetë i lirë dhe paratë të mos i kthejë.

“Nuk kam pasur asnjë rrugë tjetër, të gjitha mundësitë për ta zgjidhur në mënyrë paqësore këtë konflikit i kam kërkuar”- thotë gruaja.

Por pavarësisht se ajo kërkoi ballafaqim, i vëllai nuk është përballur me Vjoletën.

“Unë jam munduar të gjej gjuhën e përbashkët me tim vëlla. Nuk më intereson pasuria e nënës dhe babës, mua më duhet leku im, ato që më ka marrë vëllai borxh. Unë kam dyshime që pasurinë e nënës, vëllai e ka kaluar në emër të kunatës, jo në të tijin, pork jo është histori tjetër. Nuk dua të merrem me këtë histori. jam këtu për paratë e mia”,- thotë gruaja më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb