Ishte projektuar si derbi i madh, si kthesa e madhe, sfida e duhur, momenti i duhur për të thyer Partizanin por historia nuk ndryshon. Mund të ndryshojnë protagonistët, mund të ndryshojnë trajner e lojtarë por e vetmja gjë që nuk ndryshon është “fobia” e madhe që Tirana ka në derbi. Tabuja mbi 5-vjeçare është e destinuar të mbetet e tillë, pasi Partizani i thyen sërish. Të kuqtë spostojnë krizën në kampin bardheblu, 2 humbje në dy ndeshjet e fundit zbehin shumë këtë fillim sezoni të Tiranës ku me buje ishin projektuar si favorit për titullin kampion.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më shumë se sa pikët, fundja Tirana mbetet vetëm një pikë larg kreut, ajo që shqetëson është forma e shfaqur përballë dy rivalëve direkt si Kukësi dhe Partizani, dy ndeshje që konfirmuan se bardheblutë nuk janë ende gati për të zhvilluar një sezon ky kërkojnë të rikthehen te titulli. Lerda nga i rrezikuari kryesor për tu shkarkuar sposton këtë status te homologu i tij, Ardian Mema. Presioni tashmë bie mbi teknikun bardheblu, Memës i duhet shumë punë të rikthehej ekipin aty ku e nisën në fillim të sezonit, gjithnjë nëse Halili dhe stafi drejtues nuk ndryshojnë mendim, pavarësisht se kjo është e vështirë të ndodh për momentin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Falë fitores përballë Tiranës, Partizani rikthehet prepotent në garë për titull, fundja janë ata ende kampion në fuqi. Suksesi në derbi të jep një shtysë të madhe por sërish ekipi i Franko Lerdës nuk ishte as dominues e as i bukur, por derbit janë ndeshje që nuk luhen por fitohen, fituesi edhe këtë herë ishte sërish Partizani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb