Shqiptarët u njohën pak muaj më parë me historinë e tre djemve që nuk mund të dëgjonin dhe duhet të kryenin operacionin e shtrenjtë në limitet kohore për të fituar dëgjimin. Rubini ishte i pari që fitoi dëgjimin pas një operacioni, ndërsa pas tij ishte radha e Endisi.

Emocionet e nënës së Endisit ishin të mëdha në kohën që djali po i nënshtrohej operacionit për vendosjen e implantit koklear. Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 risjell orët plot ankth dhe lot të prindërve të Endisit teksa kemi ndjekur edhe procesin e tij të rehabilitimit dhe testin e parë të reagimit.

Endisi
Endisi

Mjeku u tha prindërve se operacioni kishte kaluar shumë mirë dhe nuk kishte komplikacione teksa i njoftoi se pas katër javëve djali do të bënte testin e dëgjimit për të dëgjuar tingullin e parë sapo të shërohej plaga.

Javët kaluan dhe Endisi ishte gati për të kryer testin e dëgjimit. Momenti ishte emocionues pasi Endisi reagoi me mimikë kur për herë të parë dëgjoi tingullin e gishtave që e ëma i bëri pas kokës së tij. “Testi u bë, kemi mbetur tej mase të habitur mezi e kemi pritur këtë, falënderojmë fondacionin “Firdeus” për gjithçka bëri për Endisin”, thanë prindërit e tij.

https://youtu.be/_Fban9AxYU8

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb