GRAMSH- Historia e tyre padyshim përloti të gjithë shqiptarët dhe preku zemrat e të gjithëve. Bëhet fjalë për dy motrat nga Gramshi, të cilat kishin lindur me probleme, duke i detyruar që të ‘ngujohen’ në krevat. Babai i tyre, Hasani, i ftuar në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në ‘News24’ apeloi për ndihmë, pasi jetonte në kushte të vështira ekonomike. Lutjes së tij iu përgjigjën shumë shqiptarë.

E për t’i dhënë lajmin e madh, në Gramsh udhëtoi Elvis Naçi. Pasi kreu gjithë procedurat për t’i kaluar në pronësi shtëpinë ku jetojnë prej disa vitesh, Naçi ndau me këtë familje lajmin më të bukur që ata prisnin prej vitesh. Në një letër që lexoi Sidorela njoftohej se shtëpia tashmë është pronë e tyre. Ëndrra e madhe e vajzave u bë realitet.

Teksti i letrës që lexon Sidorela:
“Të dashura Aisha dhe Sidorela. Historia e vështirë e familjes tuaj e rrëfyer në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” ka ngritur peshë me qindra dhe mijëra zemra shqiptarësh kudo ku jetojë. Lotët e sinqerta dhe dashuria e baba Hasanit per ju Aisha dhe Sidorela i ka tronditur të gjithë. Por edhe lotët e juaja të kristalta dhe dëshira e zjarrtë për ta parë babain tuaj të lumtur nuk ra në vesh të shurdhër. Të gjithë vëllezërit dhe motrat shqiptare kanë derdhur lot bashkë me ju dhe kanë vendosur më shumë se kurrë që lotët tuaj të hidhërimit të khthejnë në lot gëzimi. Shqiptarët dhuruan me zemër të gjitha paratë e domosdoshme që kjo shtëpi të regjistrohet në emrin e babait tuaj.

motrat e paralizuara behen me shtepi.2jpg

Ta gëzoni dhe si nje fole dashurie ta përjetoni!
Të papërshkrueshme janë emocionet e vajzave dhe babait të tyre për lajmin e mirë që morën. Aisha vajza e sëmurë që nuk është ngritur kurrë në këmbë më parë me emocioneve shprehet pas këtij lajmi: Mu duk sikur u ngrita në këmbë!
Brenda një jave në këtë shtëpi ndodhën shumë mrekullira. Për vajzat ka edhe një lajm tjetër të mirë:
Motrat Pëllumbi do të shijojnë më në fund edhe lirinë. Ato mund t’i lënë përkohësisht shtretërit ku janë gozhduar prej vitesh. Sidorelës iu sigurua një karrige lëvizese ndërsa Aishës nje shtrat i specializuar për gjendjen e saj shëndetësore.

Po ashtu Hasani i cili ishte operuar pasi ka tumor në mushkëri do t’i nenshtrohet kontrolleve të detajuara mjekesore, ndërsa falë zemërgjerësisë së shqiptarëve nuk do detyrohet të dalë e të shesë në rrugë. Për të është siguruar një pagë e mirë mujore, me qëllim që të jetë gjithmonë pranë vajzave. Pagesa është siguruar nga emigrantët shqiptarë nëpër Europë. Edhe bashkëshorta e tij me probleme në dëgjim do të trajtohet.

Mes shqiptareve që dëshirojnë të ndihmojnë, është edhe nje mesues nga Burreli, i cili në një mesazh drejtuar Elvis Naçit shkruante se në pamundësi për të ndihmuar financiarisht, ishte gati të shiste gjakun e tij dhe paratë t’i dhuroheshin Hasanit, Sidorelës dhe Aishes. Pas lajmit se shtëpia është regjistruar në emër të Hasanit, u pa të përlotej moderatorja Ola Bruko dhe Elvis Naci.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb