Një histori ndryshe nga të tjerat, por që ashtu si shumë të tjera tregon se vullneti dhe dëshira mund të çojnë larg.

Chris Mears dhe Jack Laugher fituan të parën medalje të artë në zhytje në histori të Britanisë së Madhe
Megjithatë madhështia e kësaj arritjeje nuk qëndron këtu, por në fatin se vetëm 7 vite më parë Mears ishte shumë pranë vdekjes.

Shpretka e djaloshit kishte shpërthyer teksa ai zhytej në Australi, duke i dhënë atij vetëm 5% shanse për mbijetesë.

Mears iu nënshtua një operacioni delikat i cili përfundoi me sukses dhe djaloshi shpëtoi.

Ai qëndroi në Australi deri sa të arrinte të ishte i aftë fizikisht për të përballuar fluturimin mbrapsht në Angli. Por Mears mori lajmin e hidhur se ai nuk duhej ta ushtronte më sportin e zhytjes pasi rrezikonte jetën e tij.

Megjithatë askush nuk mund t’ia largonte pasionin  djaloshit. Ai shumë shpejt iu rikthye zhytjes dhe së bashku me pertnerin e tij Jack Laugher ata patën një sërë suksesesh si kampionë të Evropës, kampionë të Commonwealth si dhe vendin e tretë në kampionatin botëror, para se ta kurorëzonin gjithçka me Medaljen e Artë Olimpike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb