Anglia po shokohet nga historia e një shqiptari që është filmuar duke i vënë thikën në fyt bashkëshortes së tij angleze, Chrysoulla Michaels. Lajmi është publikuar fillimisht në “The Sun” ndërsa historia është përhapur me shpejtësia në të gjitha mediat e tjera.


Bëhet fjalë për Ardian Rragamin, 47-vjeç i cili kërkon të mos deportohet nga Anglia, duke mos dashur të ndahet nga familja e tij.


Dk Comp A Nice Man V2
Dk Comp A Nice Man V2

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në banesën e tij Wickford, ndërsa filmimin e ka bërë mbesa.


Gjykata e Basildon e ka shpallur fajtor për sulmin ndaj bashkëshortes të cilës i ka prerë edhe nofullën me një thikë kuzhine. Ai u dënua me 8 muaj, por mediat shkruajnë se nuk do të mund t’i shpëtonte dëbimit nëse dënimi do të kishte qënë 12 muaj.

Bashkëshortja e tij Michaels, me profesion parukiere kërkon dëbimin e tij nga Anglia dhe iu bën apel institucioneve ta rishqyrtojnë vendimin.

Historia e shqiptarit që vrau në Shkodër

Duke hequr si refugjat kosovar me emrin Ardian Gashi, Rragami shkoi për herë të parë në Angli pasi vrau fqinjin e tij në një lokal në Shkodër në vitin 1998. Njgajra zbulohet në 2009 dhe ai ekstradohet nga Britania e Madhe për në Shqipëri për të vuajtur një dënim 15 vjeçar. Por pasi kaloi vetëm 4 vite në burg u rikthye për të jetuar në Britaninë e Madhe.

Ai kaloi ilegalisht kufirin në vitin 2016 dhe shkoi në Ëickford, Essex me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat e tyre, 13 dhe 15 vjeçe.

Rragami u arrestua në qershor të atij viti, pasi Daily Mail zbuloi se ishte kthyer në Britani pas ekstradimit të tij. 47-vjeçari u lirua me kusht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)