Një 20-vjeçar nga Britania e Madhe ka publikuar historinë e tij tronditëse tek tek psikologia e “The Sun”, ku tregon se ka rënë në dashuri me motrën e tij nga babai, të cilën e ka njohur kohët e fundit.

I riu i ndodhur në dlemë të madhe kërkon zgjidhje nga psikologia e cila i ka renditur pasojat e këtij veprimi, duke i kërkuar që ta ndërpresë lidhjen pasi mund të përfundojë edhe në burg.

Letra e 20-vjeçarit
Jam një djalë 20-vjeçar dhe jam rritur me prindër të divorcuar, më saktë babai na ka braktisur kur unë isha vetëm 7-vjeç. Kur isha 18-vjeç vendosa ta kërkoja dhe ta takoja atë. E gjeta shumë pranë zonës që banoja unë, ku jetonte me një partnere të re dhe kishte krijuar një familje me të. I dërgova atij një letër ku i prezantova veten time, dhe pas pak ditësh ai vendosi të më takonte. Në fillim mu duke si tip i mirë por pastaj më tha që nuk do të më shohë më me sy dhe më urdhëroi t’i rrija larg familjes së tij. Kjo gjë më vrau shumë. Disa javë më vonë i dërgova një mesazh në Facebook vajzës së tij 17-vjeçare, pra gjysmë-motrës sime. Ajo kishte lexuar letrën që i kisha dërguar babait dhe kishte vendosur të më takonte. U takuam në një klub nate dhe që në takimin e parë kuptuam sa të ngjashëm ishim dhe sa shumë shkonim me njëri-tjetrin. Kur u larguam atë natë, e lamë që do të takoheshim sërish dhe kur u afruam të putheshim në faqe përfunduam duke u puthur në buzë. Nga ajo natë kuptuam që mes nesh lindi një ndjenjë shumë e fortë. U takuam sërish dhe përfunduam duke bërë seks në makinë. Ne jemi shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, dhe takohemi gjithmonë dhe kemi një pasion të çmendur, por kemi frikë se si do ta presin prindërit tanë. Këto kohë babai i saj, pra babai jonë, ka filluar të dyshojë pasi e di që ajo ka një lidhje dhe e pyet pse fshihet dhe nuk e sjell djalin në shtëpi. Jemi në një dilemë shumë të madhe, ne e duam njëri-tjetrin por nuk dimë si të veprojmë”.

Përgjigja e psikologes
Kjo lidhje që keni nisur është vërtetë e rrezikshme dhe mbi të gjitha kundër ligjit.
Kjo mund të të çojë edhe në dënim me burg për marrëdhënie seksuale brenda familjes.
Prindërit tuaj do të tërbohen kur të mësojnë këtë raport që keni ndërtuar. Sa më shpejt ta përfundosh këtë lidhje aq më mirë do jetë për të gjithë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: