Një histori tronditëse vjen nga Italia, ku një karabinier prostituonte vajza minorene, duke i detyruar të miturat që të prostituojnë, kurse iu premtonte se do të jenë modele të ardhshme.

Karabinieri që kryente këtë veprimtari të paligjshme e të tmerrshme quhet Stefano Grimaldi dhe ndër të tjera kishte kërkuar edhe lidhje intime me një nga të miturat, përkatësisht me një vajzë të quajtur Sirena. Vajza vetëm 15 vjeçe bënte paradë në studion e karabinierit “Studio 10”. Ajo ëndërronte që të bëhej modele, por se përfundoi duke bërë video të nxehta.

Janë gjithsej 4 vajza që janë përdorur në të tillë mënyrë kaq të tmerrshme nga ana e karabinierit. Ata janë të gjitha të mitura, ndërsa polici mori në përfundim të gjykimit një dënim prej 7 vjet burg, nën akuzat e prostitucionit dhe pornografisë me fëmijë. Prokurori i çështjes kërkoi 9 vjet burg, por me gjykim të shkurtuar, Grimaldi u dënua 7 vjet heqje lirie, shkruajnë mediat italiane.

Makthi i ëndrrave të 15-vjeçareve fillon në verën e vitit 2016. Grimaldi në këtë vit kishte organizuar një konkurs bukurie, të quajtur “Miss Girl Numer One”. Videot e nxehta janë postuar në kanalin You Tube. Takimet e para ishin normale, për punë, por pastaj gjithçka shkoi në një formë aspak të mirë. Fotografitë e bëra në studio në Via Carlo Lasinio, Casilina, janë “të pafajshme”, thanë vajzat. Vetë Serena tha se fotot sa vinin e bëheshin më të “pahijshme”.

Grimaldi, kur pa se situata edhe mund t’i dilte nga kontrolli, e kërcënoi vajzën e mitur, duke i thënë se “në rast se do të denonconte, do i çonte një shqiptar”. Serena nuk e denoncoi që në fillim ngjarjen, mirëpo më vonë ajo denoncoi çështjen dhe gjithçka përfundoi me arrestimin e karabinierit në Romë. Katër të miturit, sipas dokumentimit të ngjarjes, përfunduan duke bërë video të nxehta, që postoheshin në kanale që ishin publike.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb