“Fotoja e ushtarëve grek është realizuar nga zbulimi ushtarak i Greqisë për të dëmtuar bisedimet greko-shqiptare që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, në veçanti çështja Çame. Këto bisedime kanë për qëllim antarësimin e Shqipërisë në BE, në vitin 2022-2023”. Kështu shkruan historiani shqiptar Arben Llalla që jeton në Maqedoni.

Në një analizë të disa elementeve në foton e publikuar por edhe duke parë profilet e atyre që kanë nxjerrë këto foto, Llalla thotë se kjo është vepër e sigurimit grek.

“Kush është njeriu që shkrepi foton? Fotoja u shpërnda në ornë 17.23 nga dy adresa fb që i kontrollon sigurimi grek, më tej foton e shpërndau një publicist shqiptar që është njeri i afërt i Dules dhe pret të fitoj shtetësinë greke në Maj, më tej ky publicistë shqiptar do largohet për në SHBA. Pas dy orësh adresat e FB që shihen në foton e parë Nikos Blaugrana dhe Miqt e Vladimir Putin dhe të publicistit shqiptar e hoqën foton sepse misioni u quajt i realizuar. Fotoja e 7 ushtarëve grek është bërë në kafenenë e repartit, pra vend publik, shihet qartë TV, pija, cigaret, zyrat e shefit, etj. Përse mediet greke dhe shqiptare nuk kanë botuar emrat e ushtarëve dhe familjarët e tyre skanë dhënë asnjë deklaratë? Shikoni fb shokët Nikos Blaugrana, janë Vangjel Dule, Fredi Beleri, OMONIA, Kristo Goxhi, Stavros Gjinos, etj. Ne disponojmë të dhëna të tjera rreth kurthit të ngritur nga sigurimi grek në bashkëpunim me minoritarët ekstremistë grek”, shkruan Llalla.
historiani Llalla (3)

Ai nuk lë pa komentuar edhe foton e ushtarit që u tha se ishte nga Qipro, që sërish ishte në foto me duart si shqiponjë.

“Për foton që u përfol se është ushtar në Qipro nuk është e vërtetë, ai është minoritar grek nga Shqipëria dhe inspektor i zbulimit grek. Ne disponojmë tashmë adresat e tyre të Fb dhe të tjera gjëra. Greqia duhet të heqi dorë nga loja e fëlliqur me fotot e ushtarëve grek me shenjë shqiponje. Këto lojra bëhen për qëllimin e vetëm që të zabotojnë bisedimet greko-shqiptare me ndërmjetësimin e BE. Foto me shqiponja nga ushtarët grek është bërë edhe më 2015 por nuk u përfolën sa këtë herë. PËRSE?KUSH ËSHTË NJERIU QË SHKREPI FOTON E KËTIJ USHTARI? SHQIPËRIA MBI TË GJITHA…”, shkruan Llalla. Pas publikimit të fotove pati një valë deklaratash të shqetësuara nga politika dhe shteti greke që kërkonin deri edhe dënimin e ushtarëve, që u tha se ishin me origjinë shqiptare.

historiani Llalla (4)

historiani Llalla (5)

historiani Llalla (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb