Skuadra e Feronikelit ka bërë mrekullinë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi ka arritur një fitore historike ndaj Santa Colomas për të kaluar në turin e parë të Ligës së Kampionëve. Kampionët e  Kosovës mbetën me një lojtar më pak kur në minutën e 50′ u ndëshkua me të kuq Ylli Hoxha.

Vetëm dy minuta më pas, ishte Sosa që shënoi për miqtë, një supergol nga jashtë zone, dhe u duk se gjithçka mori fund për ekipin e Feronikelit. Por, baraspesha u vendos në minutën e 58-të, ku Zeka shënoi direkt nga një goditje në ajër, pas një harkimi nga e djathta, një gol mjaft të bukur.

Ferronikeli kalon kështu në turin e parë të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me kampionin e Uellsit, TNS.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb