Eliud Kipçoxhe ka shkruar një faqe të artë në historinë e sportit! Atleti kenian, njeriu i zgjedhur nga Ineos për të shembur murin e dy orëve në maratonë, ia ka dalë mbanë! Në “Prater” të Vjenës, në një pistë të studiuar pikërisht për këtë rast, ka vrapuar 42 kilometra e 195 metra në një 1 orë, 59 minuta e 40 sekonda! Një arritje e jashtëzakonshme, që u arrit falë dhe bashkëpunimit të 36 vrapuesve të tjerë, që e kanë shoqëruar me rotacion, e cila ndonëse nuk pritet të zyrtarizohet nga IAAF (Federata Ndërkombëtare e Atletikës), rrëzon një limit të konsideruar si të pakalueshëm deri pak vite më parë dhe kjo falë vrapuesit më të mirë të të gjitha kohërave: Eliud Kipçoxhe!

Një garë perfekte, gjithnjë në linjë me objektivin duke qëndruar gjithnjë disa sekonda nën limitin e dy orëve. Një hap elegant dhe harmonik, forcë, durim dhe përqëndrim. Mbi të gjitha thjeshtësi! Në një ditë si 50 vite më parë, kur njeriu zbarkoi në hënë, arriti të tejkalojë një tjetër limit. Tashmë të gjithë e dimë se maratona mund të vrapohet nën dy orë!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb