KOSOVË

Ditë historike për Kosovën. Tashmë shteti më i ri në Evropë është bërë me ushtrinë e tij. Pas vitesh nga shpallja e pavarësisë, Kosova diti të jetë e duruar dhe në fund të marrë vendime të mençura në shërbim të vendit dhe të forcimit të sigurisë.

Kuvendi i Kosovës miratoi tre ligjet që bëjnë të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Bëhet fjalë për Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Të tri këto ligje janë miratuar në parim gjatë muajit nëntor, më pastaj janë shqyrtuar nëpër komisione parlamentare dhe tani presin edhe miratimin final nga Kuvendi.

Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes u miratua me 106 vota pro, asnjë kundër. Në sallë kanë qenë të gjitha grupet parlamentare, përveç Listës serbe.

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.
Disa ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë ligjet për Ushtrinë, në Mitrovicën e Veriut, janë vendosur flamuj të Serbisë.

Mitrovice Flamujt Serbe
Mitrovice Flamujt Serbe

​Nëpërmjet këtyre tri projektligjeve, po synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, përfshirë edhe përgjegjësi të mbrojtjes, por pa prekur në emrin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb