ARMENI- Shqipëria në Euro 2016! Jo një por tre gola ndaj Armenisë dhe Kombëtarja Shqiptare bën historinë e futbollit, për herë të parë do të jetë në Kampionatin Europian që organizohet në Francë. Sapo gjyqtari polak i ka rënë bilbilit në kampin e kuqezinjve ka nisur festa me shampanjë, përqafime e lot gëzimi. Djemtë e Kombëtares nuk kanë mundur t’i mbajnë dot lotet, duke nisur që nga Cana. I papërmbajtshëm ka qenë gëzimi edhe për trajnerin De Biassi.

Vetem pak minuta pas fillimit te ndeshjes me Armeninë, Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh. Ka qenë një autogol i mbrojtjes armene që ka çuar Kuqezinjtë në avantazh, por vetëm 23 minuta nga nisja e ndeshjes, Gjimshiti ka çuar në 2 golat për Shqipërinë. Ndërsa ka qenë Sadiku autori i golit të tretë. Ndeshja e sotme është vendimtare për përcaktimin e fatit të Kombëtares “Kuq e Zi” drejt “Euro 2016” dhe minutat e para të ndeshjes flasin për një moment historik për Kombëtaren shqiptare të futbollit. Menjëherë pas golit të Gjimshitit në fushë ka nisur ‘festa’ por edhe jashtë, ku De Biassi ka përqafuar një prej ndihmësve.

De Biazi, perfaqim

Në minutën e 27-të, lojtari armen Artur Yusbashyan merr karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të rrezikshme e të ashpër ndaj Xhakës. Pak sekonda para përfundimit të pjesës së parë në fushë është krijuar tension, kjo pasi armeni Mikitarian bëri një ndërhyrje jo të rregullt ndaj Bashës. Memushaj dhe Xhaka u acaruan mjaft me armenët por Kapiteni Cana shmangu përplasjen fizike.

Në minutën e 52-të, Shqipëria merr kartonin e parë të verdhë. Armënët nisin kundërsulm me Pizzelin, mirëpo Naser Aliji i ndërhyn keq, duke shkaktuar faull. Mbrojtësi kuqezi merr karton të verdhë.

Ndërsa në minuten e 63-të ka qenë Gjimshiti, autori i golit që ka marrë karton të verdhë pasi ka mbajturnga shpatulla kundërshtarin duke shkaktuar një faull për armenët. Në minutën e 66-të, Shqipëria humb një rast të mirë për gol.

Gjimshiti

GOLAT
Goli i parë në sfidën Armeni-Shqipëri është shënuar në minutën e 9-të por ka qenë një autogol i mbrojtjes armene dhe konkretisht i Hovhannisyan. Fillimisht u krijua përshtypja se goli ishte shënuar nga Gashi, por më pas është parë se ka qenë një autogol.

Ndërsa goli i dytë është shënuar në minutën e 23-të, kur Memushaj ka ekzekutuar një goditje dënimi, që është çuar nga Berat Gjimshiti në rrjetë.

Në minutën e 76-të Kombëtarja shqiptare siguron biletën për në Francë për Euro2016. Basha rrëmben një top dhe hap lojën në krahun e djathtë nga Roshi i cili brenda zonës shërben për Sadikun, i cili me portën e boshatisur shënon golin e tretë duke iu dhuruar emocione pafund shokëve të tij dhe gjithë shqiptarëve.

FËRSHËLLEHET HIMNI SHQIPTAR
Ora 17:50- Ekipet kanë dalë në fushë, ndërkohë që gjatë himnit shqiptar ka patur fërshëllima në stadium. Xhaka është përlotur dhe është parë teksa fshinte lotët.

FORMACIONET

Trajneri De Biazi ka vendosur të ndërtojë një formacion sulmues për ndeshjen e fundit të këtyre eleminatoreve, ndeshje e cila vlen sa kualifikimi.

SHQIPËRIA: 1. Berisha, 4. Hysaj, 6. Xhimshiti, 7. Aliji, 5. Cana, 8. Basha, 9. Memushaj, 14. Xhaka, 21. Roshi, 11. Gashi, 16. Çikalleshi. Trajner: Xhani De Biazi.

Në stol: 23 Hoxha, 12. Shehi, 2. Rrahmani, 15. Arlind Ajeti, 3. Lenjani, 13. Kukeli, 17. Shala, 20. Kaçe, 22. Abrashi, 10. Sadiku, 18. Salihi, 19. Balaj.

ARMENIA: 12. Kasparov, 2. Andonian, 3. Haroyan, 5. Arzumanyan, 13. K. Hovhannisyan, 6. Mkrtchyan, 8. Pizzelli, 10. Ghazaryan, 17. Yusbashyan, 18. Mkhitaryan, 14. Movsisyan. Trajner:Sargis Hovsepyan

Në stol: 1. Beglaryan, 22. Manukyan, 4. T. Voskanyan, 19. Hambartsumyan, 20. Hayrapetyan, 7. A. Grigoryan, 15. Simonyan, 21. Manoyan, 23. Özbiliz, 9. Pogosyan, 11. Sarkisov, 16. Aslanyan,

Gjyqtarë: Szymon Marciniak, Paweł Sokolnicki, Tomasz Listkiewicz / pas portave: Paweł Raczkowski, Tomasz Musiał

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: