Ashtu siç pritej, shqiptari Ermal Meta ka triumfuar në festivalin më të madh të këngës në Itali ‘Sanremo 2018’ duke u shpallur ftues i këtij kompetcioni së bashku me kolegun e tij Fabrizio Moro me këngën ‘Non mi avete fatto niente’. Ermal Meta ka arritur të bëjë krenar çdo shqiptar me suksesin e tij, ndërsa kënga e tij do përfaqësojë Italinë në Eurovision në Lisbonë të Portugalisë.

Finalja e madhe e këtij viti u zhvillua në Teatrin Ariston në San Remo, ndërsa mbrëmja gala u drejtua nga Claudio Baglioni, Pierfrancesco Favino dhe Michelle Hunziker.

20 kandidatë konkurruan për çmimin e madh ne edicionin e 68 të Sanremo. Pas raundit të parë të votimeve, në finale u kualifikuan Anna Lisa, Lo Stato Sociale, si dhe Ermal Meta e Fabrizio Moro.

Në fund, këngëtari shqiptar dhe kolegu i tij u kurorëzuan me çmimin kryesor të Festivalit Sanremo për vitin 2018. Fituesi u përcaktua nga një juri speciale e përzier, juria e gazetarëve dhe televotimet. Ermal Meta lindi në Fier dhe që prej moshës 13 vjeçare jeton në Bari me familjen e tij.

Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro ‘Non mi avete fatto niente’ është kënga më e shkarkuar në iTunes dhe kënga më e dëgjuar në Spotify dhe platformat e tjera, ndërsa hashtagu ’#IostconMetaMoro’ është më i klikuari në Twitter këtë javë. Aplikacioni Shazam identifikon Ermal Metën dhe Fabrizio Moro si artistët më të kërkuar të javës dhe agjencitë e basteve kishin vënë kuotat më të ulëta për dy këngëtarët.
83bd545838ea67212b3e3ef114fe5a0a
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: