Superkupa mes Liverpulit dhe Çelsit do të jetë veprimtaria e parë madhore e UEFA-s për futbollin e meshkujve që do të gjykohet nga një arbitre femër. Stefani Frapar, francezja 25-vjeçare, do të udhëheqë një treshe krejtësisht femrash në sfidën e 14 gushtit që do të zhvillohet në “Beshiktash Park” të Stambollit.

Stefani Ne Finalen E Boterorit Te Femrave
Stefani Ne Finalen E Boterorit Te Femrave

Ajo do të shoqërohet nga asistentet Manuela Nikolozi nga Franca dhe Mishel O’Nill nga Republika e Irlandës. Të treja këto gjyqtare, arbitruan dhe finalen e Kupës së Botës për femra më 7 korrik. Frapar gjithashtu u bë arbitrja e parë që gjykoi një ndeshje të Ligue 1 në Francë, atë mes Amjë dhe Strasburgut, ndërsa në qershor u lajmërua se ajo kishte ngjitur kategorinë e arbitrimit, duke u bërë një nga top-gjyqtarët e kampionatit të meshkujve në Francë, teksa do të gjykohë shumë ndeshje në sezonin e ri të Ligue 1.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb