Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidenti i Koresë Veriore, Kim Jong-un, kanë shtrënguar duart në kufirin mes Koresë se Veriut dhe Koresë se Jugut. Pas takimit historik në kufirin mes dy shteteve, presidenti amerikan tha se është nder shumë i madh për të që ndodhet në atë vend.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kemi një miqësi një mrekullueshme. Jemi takuar dhe e kemi pëlqyer njër-tjetrit që nga dita e parë”, tha presidenti Trump. Në anën tjetër, lideri koreano verior, Kim Jong-un, i tha homologut amerikan: “Më vjen mirë që po të shoh përsëri. Kurrë nuk kam menduar se do të takohemi në këtë vend”.


Ai shtoi se eshte eshtë me shumë rendesi qe të takohemi. Kjo do të thotë se mund të ndihemi të lirshëm dhe të takohemi me njëri-tjetrin me përgjigje pozitive. Besoj se ky takim do të ketë ndikim pozitiv në të gjitha diskutimet tona të ardhshme”, shkruan “BBC”.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Trump dhe Kim Jong Un janë takuar dy herë, në përpjekjet e SHBA-së për ta bindur liderin koreano Verior që të heqë dorë nga programi i armëve bërthamore.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb