Granit Xhaka është nominuar për Top të Artë. Mesfushori me origjinë shqiptare, pas një viti fantastik si me kombëtaren ashtu edhe me skuadrën e tij, është përfshirë në listën e fituesve të mundshëm të çmimit prestigjioz.

31-vjeçari luajti 33 ndeshje me Leverkusen në sezonin e kaluar, teksa me paraqitjet e tij ndihmoi skuadrën për të fituar titullin kampion në Bundesligë. Xhaka, gjithashtu, realizoi 3 gola në kampionat. Për t’u theksuar fakti se ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të zhvillohet më 28 tetor, në Paris.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb