Historia e dy vajzave të reja që vuajnë dënimin në burgun ‘Ali Demi’ janë bërë sot pjesë e emisionit ‘Dritare me Rudinën’. Dori, teksa qëndron përballë Rudina Xhungës dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj tregon se është dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Ajo ka pyetur në lidhje me faktin nëse ka mundësi që të përfitojë amnisti.

Ndërkohë, Gjonaj pohoi se asnjë person i dënuar me këtë vepër penale nuk përfiton amnisti. Ndërkohë, një tjetër shoqe e saj, e cila është dënuar po ashtu me 10 vite burg për trafik droge, pohon se burrat dënohen më pak sesa gratë, edhe kur bëhet fjalë për të njëjtat vepra penale.

HISTORIA 1
Xhunga:
Si të quajnë?

E dënuara: Më quajnë Dori
Xhunga: S’po të pyes ça ke bërë, se e bëra këtë gabim me Evën…

E dënuara: Ajo është më e vogla. Unë jam dënuar 10 vite,. më ka ngelur dhe një vit e gjysmë. Dua të pyes për amnistinë. Gratë që u kanë ngelur më pak se 2 vite, në lajme pamë se amnistia do të nis me dy 2 vite. Unë përshembull jam dënuar për kanabis, transport ndërkombëtar…Jam dënuar me
10 vjet.

Rudina 1
Rudina 1

Xhunga: Më vjen keq kur dëgjoj këtë gjë…

Gjonaj: Po është krim, vepër penale. Këto lloj veprash nuk amnistohen. Ato vepra penale, janë ato subjekte, që u kanë mbetur 3 vjet nga vuajtja e dënimit. Do të amnistohen ato gra që janë dënuar që kanë mbushur kriterin e moshës 55 vjeç. Pra mos të jenë ato vepra penale që janë ndaluar për t’u amnistuar. Krimet kundër jetës, seksuale, apo dhe trafik të lëndëve narkotike. Pavarësisht sesa mbeten të pavuajtura.

HISTORIA 2
E dënuara:
Si ka mundësi që amnistinë e marrin më lehtë burrat. Sjellja e Dorit është shumë e mirë dhe ka bërë 6 vite burg, ndërsa burrat dënohen më pak. Unë isha një ndër ata adoleshent që bëra një gabim të vogël dhe përfundova tek ata hekurave. Ndonëse mendova se provimi i matematikës do ishte gjëja më e vështirë që do kaloja, u dënova me 10 vite burg për trafik droge. Një shoqja ime u lirua me kusht. Unë jam ajo viktima e besimit të tepërt.

Xhunga: Kush të tha që ta bëjë këtë vepër?

E dënuara: Po më thanë disa, që është histori e gjatë. Për të gjitha gratë që janë këtu, ato kanë edhe diçka tjetër që e kanë si peng. Ato punojnë çdo muaj, dhe marrin vetëm 3 ditë e 9 orë në muaj. Nuk paguhen. Marrin shumë pak. Duhet të bëhet diçka më shumë për to.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb