Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se e mbështet SPAK-un edhe pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

Hitaj tha se e mbështet SPAK-un, por shtoi se në dosjen e Veliajt ka parë disa absurditete. Sipas tij, që të jetë e besueshme, dosja do fakte serioze.

Arbër Hitaj: E mbështes SPAK, edhe pas arrestimit të Erion Veliajt. Por, kur sheh dosjen, sheh se ka amatorizëm të prokurorit që ka bërë këtë dosje. Aty thuhet se Veliaj ka qenë i dënuar më parë, ndërsa prokurori në gjykatë ka thënë se është lapsus. Që në faqe të parë, Olsi Dado e quan Veliajn të dënuar dhe thotë më falni është lapsus. Dosja do seriozitet.

Aty thuhej se Veliaj kur ka qenë 22 vjeç ka qenë në një charter me z Sulën, kur as që ka qenë fare në pushtet. I bie që i ka thënë që kur të bëhem kryetar bashkie, do të jap unë ty leje ndërtimi, është absurde. Në dosje thuhej se Veliaj i ka dhënë Fushës 200 mln euro, ndërsa ai i ka dhënë Veliajt 13 mijë euro. Duket absurde. Pashë Luiza Gegën në mbështetje të Erion Veliajt. Nuk besoj se Luiza Gega është e shitur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb