Gazetari Arbër Hitaj në studion e emisionit “Open” në News24 duke komentuar hapjen e negociatave me BE-në për grup kapitullin e parë, tha se vendimi është edhe gjeopolitik, por edhe për shkak të ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në Shqipëri.

Hitaj tha se po të shikoni deklaratat e ministrit të Jashtëm hungarez, ato janë më shumë pozitive edhe se ato që bëri Kryeministri Edi Rama.

“Nuk diskutohet që ka një vendim edhe për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, por mbi të gjitha kini parasysh deklaratën e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila ka thënë që një shtet i Ballkanit Perëndimor mund të jetë anëtare në Union deri në vitin 2030. Ajo nuk e përmendi Shqipërinë, por mund të jetë vendi ynë që të anëtarësohet me të drejta të plota.

Shqipëria ka ndryshim poztiv. Turizmi ka dhënë një impakt të jashtëzakonshëm. Diplomacia shqiptare ka një qasje shumë më pozitive se sa e ka pasur më herët. Nuk konsiderohemi më vend i rrezikshëm”, tha Hitaj.

Gazetari Arion Sulo e pyeti Hitajn nëse Shqipëria konsiderohej në 2013-ën vend i rrezikshëm.

“Po, mos harro se kemi qenë ndër vendet që në raport me popullsinë kemi furnisuar ISIS me luftëtarë më shumë se vende të tjera. Në atë kohë nuk kishim reformën në drejtësi, edhe kjo duhet thënë”, tha Hitaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb