Julian Hodaj, zv ministër i Brendshëm, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se Partia Socialiste është alternativa qeverisëse më e besueshme për shqiptarët.
Duke iu referuar kërkesës së opozitës për qeveri teknike, Hodaj u shpreh se PD thjesht po justifikon humbjen. Sipas tij, PS është alternativa më e besueshme qeverisëse për shqiptarët.
Julian Hodaj: Opozita po justifikon humbjen. Është si ajo skuadra e dobët që humb vazhdimisht përballë skuadrës së fortë dhe thotë është arbitri njëanës. E ndërtojnë këtë alibi, sepse do humbin. Kjo sepse platforma e tyre nuk iu përshtatet shqiptarëve. Me gjithë se 11 vite në pushtet, PS është në gjendje të ofrojë diçka më mirë sesa ka ofruar.
Është dhe faktori sesa mban premtimet. PS ka ofertën më të mirë në zgjedhje. Kemi rritur pagat, kemi rritur pensionet. Edhe kërkesa për qeveri teknike është alibi për humbje. Shqiptarët janë duke besuar alternativën qeverisëse të PS-së.
(Balkanweb)