PRISHTINE- Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka dhënë urdhër për arrestimin e deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës ku do pritet të miratohet edhe demarkacioni. Pas urdhrit, Policia e Kosovës ka filluar arrestimet e deputetëve të Vetëvendosjes në sallën e Kuvendit.
6yh7ujnhm
Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se edhe Kryesia ka marrë vendim për përjashtimin e pesë deputetëve të Kosovës. Bëhet fjalë për deputetët; Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba, Liburn Aliu. Të njëjtit gjuajtën dy herë radhazi gaz lotsjellës në momentin kur pritej të dilte në votim Marrëveshja.

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë dy herë seancën e Kuvendit në të cilën parashihej që të votohej marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Kjo ka ardhur pasi që deputetë të Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: