Një shqiptar është dënuar me 4 vite burg dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh në Itali pasi akuzohet se ka hedhur të dashurin e gruas së tij nga dritarja. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 31 maj të vitit 2010. Protagonist i ngjarjes së rëndë është bërë Altin Murati, i cili si zakonisht kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku kishte gjetur gruan me të dashurin e saj, italianin Fabrizio Bartoli. “La Spezia” shkruan se për krimin në fjalë është dënuar me 9 muaj burg edhe vëllai i shqiptarit, Besim Murati, pasi akuzohet se kishte ndihmuar Altin.

Mes të tjerash shqiptari akuzohet se përveç faktit që e kishte hedhur nga kati i parë i pallatit të dashurin e gruas, por e kishte kërcënuar dhe përndjekur për një periudhë 2 vjeçare. Edhe vet viktima, Fabrizio Bartoli pohoi në sallën e gjyqit se për një periudhë dy vjeçare nën ndikimin e stresit dhe ankthit, u detyrua edhe t’i jepte fund marrëdhënies me Aurora Pepa.

Por shqiptari nuk u mjaftua me kaq, pasi në mënyrë të vazhdueshme i dërgonte mesazhe kërcënuese italianit, pasi nuk donte që ky i fundit të shoqërohej me të birin. “Të vras nëse të shikoj me djalin tim, të pres kokën”, ishte një nga kërcënimet e tij të shumta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb