POGRADEC

Kryeplaku i fshatit Lin është proceduar në gjendje të lirë për hedhje të materialeve inerte në liqen. Sipas policisë, Gafur Avdullai 60-vjeç banues i fshatit Lin është proceduar për hedhje të materialeve inerte në liqen.

Mësohet se masa e policisë është marrë menjëherë pas publikimit të rastit në një portal online.

Ndërkohë, policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast, duke iu siguruar se do të bëjë verifikimin e duhur për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkelësit e ligjit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb