Ditë e ngarkuar për prokurorët e SPAK. Deputetja e PD-së Elda Hoti është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Hoti është personi i tretë që paraqitet para prokurorëve të SPAK në pak orë.
Ndaj saj ka një referim në SPAK nga Policia pas spërkatjes që bëri në seancën plenare të 17 tetorit me një shishe parfumi, për të cilën u dyshua se ishte benzinë.
Akti erdhi si një shenje revolte pas përjashtimit të shumicës së deputetëve të opozitës si dhe përplasjeve me maxhorancën.
(BalkanWeb)