HOLANDE – Një gjykatë holandeze ka dënuar sot 6 persona, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi terroristë që kanë rekrutuar persona për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në Siri apo grupeve të tjera ekstremiste.

Gjashtë burra janë shpallur fajtor në një gjykatë në Amsterdam në të cilën kishte forca të shtuara të policisë. Ndaj gjashtë personave janë shqiptuar dënime deri në gjashtë vjet burgim.

Sakaq, gjykatësi kryesor, Rene Elkerbout, tha sot se organizata në të cilën kanë vepruar gjashtë personat, ka ndikuar tek shumë të rinj që të shkojnë dhe të luftojnë në Siri
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: