HAGË- Holanda do të marrë pjesë në sulmet ajrore të kryesuara në Siri kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS), njoftoi sot Ministria holandeze e Mbrojtjes, duke iu përgjigjur pozitivisht një kërkese të tillë nga ana e Uashingtonit dhe Parisit.

“Me synim për të ndërmarrë një sulm më efektiv kundët ISIS-it në Irak, vendosëm të bëhemi pjesë e sulmeve ajrore kundër ISIS-it në lindje të Sirisë”, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Holanda është pjesë prej muajit tetor 2014 e operacioneve të koalicionit në Irak me katër avionë luftarakë F-16 të specializuar në mbështetje të operacioneve në terren të ushtrisë irakiane. Sulmet e fundit terroriste në Paris, Stamboll dhe Xhakarta pasqyrojnë qartësisht se ISIS-i përbën rrezik për sigurinë tonë dhe mënyrën e jetesës. Pra ne kemi vendosur për të përmbushur këtë kërkesë”, shtoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: