TEL AVIV

Holanda është fituese e Eurovizion 2019. Duncan Laurence, më këngën ‘Arcade’ dërgon në Holandë trofeun e Festivalit Europian të këngës. Vota e publikut ishte përcaktuese për renditjen e këngëtarëve, pas votimit të jurive profesioniste, duke e renditur Holanden me 492 pikë në total.  Në vendin e dytë në klasifikim u rendit Italia me 465 pikë ndërsa Rusia mundi të sigurojë vendin e tretë me 369 pikë.

“E mora historinë nga një person i dashur që vdiq në moshë të re. Arcade është histori për kërkimin e dashurisë së jetës”, tha fituesi i Eurovizion 2019 Duncan për fabulën e këngës. Fitorja e Duncan Laurence shënoi herën e parë që Holanda ka fiton në Festivalin e Eurovizion që nga viti 1975.

Holandaa
Holandaa

Vota e publikut ishte ajo që përcaktoi gjithcka, pasi në përfundim të verdiktit të jurive profesioniste, ishte Maqedonia e Veriut ajo që kryesonte klasifikimin.

Shqipëria u përfaqësua në këtë garë të rëndësishme të këngës, nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”, e cila renditi Shqipërinë në vendin e 18-të.

Juria profesioniste e vlerësoi këngën ‘Ktheju Tokës’ me 43 pikë, ndërsa 47 ishin pikët e dhëna nga publiku, duke e cuar në 90 pikë në total. Pavarësisht renditjes, Jonida Maliqi arriti të rrëmbejë duartrokitje të shumta nga publiku ndërsa ndezi skenën e Eurovizion me ngjyrat kombëtare. Pikët maksimale juria profesionistëve shqiptarë i dërgoi për Maqedoninë e Veriut.

Renditja
Renditja

Supriza të shumta kishte rezervuar nata e finale e Eurovizion, ndërsa spektakël dhuroi performance e yllit të muzikës pop, Madona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb