Mbulimi i plotë i fytyrës, me burka apo nikabi që sot do të ndalohet në Holandë në institucione si shkolla, spitale, godina publike dhe në transportin publik në bazë të një ligji të ri, zbatimi i së cilës ka ngjallur ndërkohë debate.

Ligji përfshin, sipas statistikave, mes shifrës 200 dhe 400 gra të cilat përdorin burkan ose nikabin në një shtet që numëron 17 milionë banorë. Pas hyrjes sot në fuqi, zbatimi i tij u kritikua nga opinioni publik.

Pas 15 vite zvarritje politike për këtë çështje, parlamenti holandez i mbizotëruar nga një koalicion i qendrës, më në fund votoi ligjin në qershor të 2018, disa vite pas fqinjëve belgë dhe francezë. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb