Ministrave holandezë u kërkohet të dorëzojnë celularët e tyre përpara mbledhjeve të kabinetit për të shmangur rrezikun e përgjimit, sipas një rregulloreje të re të shpallur nga kryeministri Dick Schoof.

Schoff ndaloi në mënyrë proaktive të gjitha pajisjet elektronike me mikrofona, si telefonat inteligjentë dhe tabletët, nga mbledhjet e kabinetit. Ai ka qenë më parë kreu i shërbimit sekret të vendit.

Sipas ministres së Brendshme Judith Jittermark, nuk ka asnjë provë që shërbimet sekrete të huaja po monitorojnë telefonat e ministrave por shtoi se kryeministri kërkon siguri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb