Në Holandë janë ndërtuar dy hotele prej rëre, si pjesë të festivalit të skulpturës që është duke u mbajtur në qytetet e Sneek, Friesland, Oss dhe Brabant.

Për dallim nga kështjellat prej rëre që mund t’i keni ndërtuar në fëmijërinë tuaj, këto hotele prej rëre kanë dritare, energji elektrike, ujë të rrjedhshëm dhe Wi-Fi, transmeton Koha.net shkrimin e CNN. Hotelet me një dhomë janë të dekoruara me dragonj, Murin Kinez dhe terakota të ushtrisë.

Për të ndërtuar këto hotele, organizatorëve të “Global PowWow”, iu deshën katër javë që t’i konstruktojnë skulpturat, që janë inspiruar nga hotelet e akullit në Suedi dhe Finlandë.

Struktura bazë e hotelit është bërë nga mure të holla, të mbuluara brenda dhe jashtë me rërë të përforcuar për të siguruar që nuk do të shpërbëhet. Pajisjet e tjera, krevatet, banja dhe gjërat e tjera janë prej materialeve tradicionale.

Të gjitha rezervimet janë bërë tashmë. Për të kaluar një natë në këto hotele për dy persona, duhet të paguani 150 euro, në të cilën përfshihet edhe një turne personal në këtë festival.

Në këtë festival janë ndërtuar 30 skulptura të mëdha ranore. Vetëm festivali i Friesland ka përdor më shumë se 800 mijë kilogram rërë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: