Holanda ka mposhtur Anglinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, duke kaluar kështu në finale, teksa do të përballet me Portugalinë, që mposhti mbrëmjen e djeshme Zvicrën me rezultatin 3-1.

Koha e rregullt e përballjes së sotme, përfundoi në barazim 1-1. “3 luanët” kaluan të parët në avantazh me anë të Rashford, në minutën e 32-të, ndërkohë që De Ligt barazoi shifrat në minutën e 73-të.

Ndeshia iu drejtua minutave shtesë, ku “tulipanët” dominuan plotësisht, duke shënuar 2 herë. Në fillim ishte mbrojtësi i Anglisë, Uolker, që në minutën e 97-të, shkakton autogol në portën e tij, ndërkohë që Promes vulos gjithçka me golin e shënuar në minutën e 114-të.

HOLANDË – ANGLI 3-1

De Ligt 73′, Uolker 90+7′ (Autogol), Promes 114’/ Rashford 32′ (p)

FORMACIONET ZYRTARE:

Holanda: Cilesen, Blind, Van Dijk, De Ligt, Dumfis, Vajnaldum, De Jong, De Run, Babel, Depaj, Berguin. Trajner: Kuman

Anglia: Pikford, Ualker, Stones, Maguajr, Çiluell, Delf, Rais, Barklej, Sanço, Rashford, Sterling. Trajner: Saouthgejt.

62219025_2083079011993630_3204080752828350464_n

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb