Holanda do të sfidojë Spanjën, në Nations League. Ronald Koeman, trajneri i holandezëve tregoi këndvështrimin e tij para këtij takimi.

“Ata janë një skuadër solide me topin dhe kanë lojtarë të mëdhenj mes linjave. Për më tepër, me Nico dhe Lamine në krahë, kanë shumë shpejtësi”.

“Ndonjëherë duhet të vendosësh autobusin përpara portës, edhe nëse nuk dëshiron ta bësh këtë. Do të mundohemi të luajmë lart dhe të ushtrojmë presion. Do të jetë thelbësore të luajmë me intensitet për të rikuperuar topin dhe për ta mbajtur në gjysmën e tyre të fushës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb