HAGË- Holanda ka porositur 15 milionë tableta jodi, që mundësojnë mbrojtjen e tiroideve nga radioaktiviteti, për të zgjeruar zonën e shpërndarjes së tyre rreth centraleve bërthamore, njoftoi sot ministria e Shëndetësisë.

Ky vendim vjen në një moment që siguria e centraleve bërthamore belge, pranë kufirit të përbashkët, ka ngjallur polemika në Holandë, Gjermani dhe Luksemburg.

“Shpërndarja parandaluese e tabletave të jodit do të zgjerohet edhe tek fëmijët e moshës 18 vjeç dhe tek femrat shtatzënë që jetojnë në rrezen prej 100 kilometrash nga centrali”, shpjegoi zëdhënësja e ministrisë së Shëndetësisë, Edith Schippers.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb