TIRANE

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili komenton lajmin e votimit nga Kuvendi i Holandës të heqjes së vizave për vendin tonë.

Petrit Vasili
Petrit Vasili

Përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, Vasili e cilëson si një rast i hidhur ku shqiptarët dënohen si shkak i kriminalitetit të Qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera,Vasili shprehet se shqiptarët jo vetëm morën sot lajmin më të keq, por Rama po e çon vendin drejt greminës.

“Lajm shume i hidhur,Holanda,Parlamenti i saj votoi sot,qe shqiptareve tu vendosen vizat. Shqiptaret per shkak te kriminalizimit te qeverise dhe kryeministrit denohen qe tu vendosen serisht vizat. Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojne krimin por mbeshteten tek ai dhe perdoren prej tij.
Opozita po kerkon me force largimin e kryeministrit sepse cdo dite qe ai rri ne karrige eshte dite e zeze per shqiptaret.

Sot shqiptaret moren lajmin me te keq qe mund te mendohej. Ka vetem nje fajtor, ai eshte kryeministri qe po con vendin drejt gremines. Asnje hap pas per largimin e tij si shpetimin e vetem te Shqiperise nga te tjera menxyra dhe nga te tjera lajme te zeza.”-shkruan Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb