Dy skuadra që kanë shkruajtur historinë e futbollit botëror. Për këtë arsye, sfida Holandë-Gjermani e vlefshme për grupin C eliminator të Euro 2020 nuk është si të gjitha të tjerat. Për ta vërtetuar këtë mjafton të shohësh disa prej sfidave të së shkuarës dhe ne kemi zgjedhur disa më emblematiket.

74
74

7/7/1974 FINALJA E BOTERORIT
Në Botërorin e Gjermanisë të vitit 1974, Holanda ishte favoritja kryesore. Cruyff dhe Neeskens ishin yjet më të mëdhenj, por mbi të gjitha “Tulipanët” kishin një skuadër që luante në mënyrë spektakolare. Finalja e Mynihut ishte përballja e parë zyrtare mes dy ekipeve dhe gjermanët fituan me përmbysje. Holanda kaloi në epërsi me 11-metërshin e Neeskens. Po me penallti Breitner barazoi shifrat, ndërsa goli i triumfit mban firmën e super sulmuesit Gerd Muller. Për holandezët ajo mbetet humbja më e hidhur në histori. “Nazistët më vranë babain, motrën dhe dy vëllezërit. Jam shumë i irrituar. I urrej”, ishin fjalët e mesfushorit Wim Van Hanegem menjëherë pas sfidës.

Holland 1978
Holland 1978

18/6/1978 KALOJNE “TULIPANET”
Katër vjet më pas, Holanda dhe Gjermania përballen sërish në grupin e gjysmëfinaleve në Botërorin e Argjëntinës, ku bënin pjesë edhe Italia me Austrinë. Ndeshja ishte spektakolare, por përfundoi në barazim 2-2 dhe holandezët dështuan në misionin për “hakmarrje”. Por në sfidën e ardhshme Holanda mundi Italinë, ndërsa Gjermani humbi ndaj Austrisë dhe u eliminua nga Botërori. Në finale skuadra “oranje” u përball me Argjentinën, por triumfi ishte për organizatorët.

80
80

14/6/1980 PERMBYSJA E MUNGUAR
Kampionati Europian i vitit 1980 u zhvillua në Itali, ndërsa Gjermania dhe Holanda u përballën në grupin gjysmëfinal në Napoli. Sfida ngjau me një “masakër” për holandezët, që në e panë veten në disavantazhin 3-0 (Klaus Allofs autor i të tre golave). Më pas, tentativa kurajoze për përmbysje. Johnny Rep dhee Ëilly Van de Kerkhof ngushtuan në 3-2 rezultatin, ndërsa Holanda iu afrua edhe barazimit. Në fund Gjermania arriti të fitojë ndeshjen, grupin dhe trofeun në finalen kundër Belgjikës.

88
88

21/6/1988 TROFEU I VETEM I HOLANDES
Në “Volksparstadion” të Hamburgut, Gjermania dhe Holanda u përballën në gjysmëfinalet e Europianit të vitit 1988. Lothar Matthaeus shënoi me 11-metërsh për epërsinë e të zotëve të shtëpisë, por më pas skenën e mori klasi pafund i holandezëve. Ronald Koeman, trajneri aktual i “oranje” barazoi përkohësisht, ndërsa Marco Van Basten shënoi golin e fitores. Holanda triumfoi në finale kundër Bashkimit Sovietik, duke marrë edhe trofeun e vetëm ndërkomëbtar.

Voller
Voller

24/6/1990 GJESTI I RIJKAARD
Frank Rijkaard nuk duhet të ketë patur shumë simpati në drejtim të gjermanit Rudi Voller. Pas një ndërhyrje të gabuar, mesfushori holandez bëri gjithçka kundër rivalit. E pështyu, e shtyu dhe e ofendoi. Siç u mësua më vonë, të dy lojtarët u përleshën edhe në dhomat e zhveshjes. Ishin 1/8 e Botërorit të vitit 1990 në Itali. Ndeshja e luajtur në “San Siro” u fitua nga Gjermania. Klinsmann dhe Brehme shënuan të parët, ndërsa Ronald Koeman vetëm sa zbuti humbjen e holandezëve.

Netherlandsvsgermany15 0
Netherlandsvsgermany15 0

13/10/2018 RENIA E GJERMANISE
Pasi dështoi të kualfikohej në Botërorin 2018, Holanda tronditi Gjermaninë në Ligën e Kombeve, duke i shkaktuar “Panzerave” largimin nga Liga A. Holandezët fituan 3-0 me golat e Van Dijk, Depay dhe Wijnaldum.

Csm 187827 Sane Deutschland Niederlande Getty 586210cda0
Csm 187827 Sane Deutschland Niederlande Getty 586210cda0

19/11/2018 ATO 6 MINUTA “ORANJE”
Vetëm një muaj më vonë u luajt ndeshja e kthimit. Ndryshojnë shumë gjëra, përfshirë edhe rezultatin. Gjermania ishte në epërsinë 2-0, por pa t’i ikte fitorja në minuta e fundit. Holanda arriti të barazojë me golat e Promes (85′) dhe Van Dijk (91′).
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb