Kryetari i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me presidenten e Senatit të Holandës zonjën Anki Brukers-Knol. Ruçi ishte i shoqëruar në këtë takim nga delegacioni shqiptar.


Knol deklaroi se Shqipëria dhe Holanda kanë krijuar një shoqëri, e cila është e hershme. “Holanda e Shqipëria kanë një histori miqësie të hershme. Jam e impresionuar nga reforma në drejtësi dhe vettingu. Shqipëria është një vend i vërtetë europian”, deklaroi zonja Knol.


Ndërkaq, Ruçi në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria ka bërë arritje në prioritetet kyçe që ka rekomanduar KE-ja.


Kreu i Kuvendit të Shqipërisë tha ndër të tjera se “detyrat e shtëpisë janë realizuar plotësisht”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb