TIRANË

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke përdorur një shprehje të tij.


Vasili shkruan se Rama ka zbuluar se holandezët janë nga Holanda dhe publikon madje dhe një video ku është shkëputur kjo fjali e kryeministrit.


“Holandezët janë nga Holanda e zbulon Shkollëpaku! Shkollëpaku kur nuk kupton hiçgjë dhe kur nuk ka asgjë ç’të thotë bën zbulimin e madh, që kur kompania është holandeze i bie që qenka nga Holanda. Shihni videon vetë”, shkruan Vasili.