Ndërkohë që trajneri Kuman bashkë me stafin janë duke përgatitur ndeshjen kundër Anglisë, autoritetet në Amsterdam janë duke menduar seriozisht për ceremoninë në rast se kombëtarja e tyre fiton trofeun.

Federata Holandeze e Futbollit dhe organet përkatëse janë duke e menduar edhe skenarin më të mirë dhe më të bukur të mundshëm të këtij Europiani. Gjithçka do të festohet ditën e martë, 2 ditë pas finales së madhe. Burime nga federata holandeze bëjnë me dije se gjithçka kërkon shumë përgatitje dhe për këtë arsye duhet edhe të diskutohet.

Kombëtarja e Holandës do të ketë një ceremoni pritjeje dhe një festë madhështore vetëm në rast se do të fitojë titullin kampion, por jo nëse Holanda e mbyll në vendin e dytë. Kjo gjë nuk ndodhi as në vitin 2010 kur Holanda humbi kundër Spanjës në Botërorin e Afrikës së Jugut. Holanda është duke pritur me padurim triumfin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb