HOLLANDE– Një ngarkesë shumë e madhe kokaine, 3500 kg, është zbuluar  në portin e Roterdamit në Hollandë. Droga ishte fshehur në një anije që vinte nga Kosta Rika dhe ishte e ndarë në 3003 paketa. Ajo vlente mbi 120 milionë euro.

Lajmin e bëri të ditur Prokuroria e këtij vendi, e cila doli me një deklaratë. Kjo është sasia e dytë më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Roterdam, pasi zbulimi më i madh, 4200 kg drogë, u bë në vitin 2005.

Hetimet e policisë janë në vazhdim deri tani nuk ka njoftime për ndonjë arrestim.

Sipas policisë, Roterdami është një nga qendrat më të rëndësishme për tregtinë e kokainës në botë. 25% – 50% e konsumit të drogës në Evropën perëndimore dhe qendrore kalohet kontrabandë nëpër qytetin port.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: