Presidenti francez, Francois Hollande, ka parashikuar se zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA do t’i fitojë kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

“Një president do të zgjidhet në SHBA”, ka thënë Hollande të shtunën në gjuhën frenge, ndërsa ka përdorur formën femërore për të përshkruar presidentin

Fushata e kundërshtarit të Clinton, republikanit Donald Trump, është përshkuar ditët e fundit me akuza për ngacmime seksuale. Trump këto akuza i ka quajtur “të rreme”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: