NJU DELHI- Franca është e vendosur për të goditur akoma më tej organizatën e Shtetit Islamik (ISIS), e cila po kërcënon dhe vret fëmijët tanë, deklaroi sot François Hollande pas publikimit të një video të re kërcënuese të ISIS-it.
“Nuk do të lejojmë aspak të verbohemi nga terrori dhe paniku”, u shpreh ai gjatë një deklarate për shtyp në Nju Delhi, duke pohuar më me vendosmëri për të goditur, për të goditur edhe më tej këtë organizatë që po na kërcënon dhe vret fëmijët tanë”, tha Hollande.
(ed.me/BalkanWeb)
