NEW YORK – Industria e filmit në SHBA  këtë vit ka shënuar një rënie të të ardhurave prej gati katër për qind, gjë që nuk kish ndodhur asnjëherë në 15 vitet e fundit, për shkak të frekuentimit më të pakët në kinema dhe filmave që tani janë duke u parë në internet, raporton gazeta “New York Times”.

Nën titullin “Hollywood-i nuk e dëshiron sërish vitin e ardhshëm si vitin 2014″, New York Times shkruan se ky vit për Hollywood-in nuk mund të konsiderohet si shumë i mirë. Duke iu referuar një kompanie studimi Rentrak, gazeta tha se numri i biletave të shitura ra me katër për qind me një shifër totale prej 10.5 miliard USD, që ishin të ardhurat më të ulëta që nga viti 2000.

Filmi me fitimin më të lartë ishte “Rojet e Galaxy” me 332 milion USD në Shtetet e Bashkuara dhe 772 milion në mbarë botën. Në mesin e filmave financiarisht të suksesshëm përfshihen edhe “Goxilla” dhe “Teenage Mutant Ninja Turtles”.

Gazeta shton se të ardhurat më “zhgënjyese”, i kishin filmat e tillë si “Penguinët e Madagaskarit”, “The Hunger Games” “Spider-Man 2″ me një fitim të përgjithshme prej 643milion USD dollarë.

“Shqetësimi më i madh për studiot e filmave amerikanë është se brezi i ri vijnë gjithnjë e më pak në kinema. Kështu frekuentimi i të rinjve të moshës 12 deri në 24 vjet në kinematë ra me 15 për qind në nëntë muajt e parë të vitit 2014″, shkruan New York Times.

Studimet kanë treguar se të rinjtë dalin më pak dhe preferojnë të jenë në shtëpi, kur kënaqen me fun video games apo të shikojnë filma në internet.

Gratë këtë vit ishin pjesa sociale që shkoi më së shumti në kinema. Ato ndoqën më shumë filmat “Grdana” dhe “Lusi” nga regjisori francez Luc Besson, i cili ka arritur sukses të madh në Shtetet e Bashkuara.

“Megjithatë, industria e filmit amerikan vazhdon ende të filmojë më shumë filma aksion ‘plot me testosterone’ për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare për zhanër të tillë”, vlerëson gazeta.

(d.b/Atsh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: