Monica Belluci ka qenë mes protagonisteve të Festival Filming on Italy në Los Angeles.

Diva italiane ka marrë çmimin e mirënjohjes për karrierën e saj të artistes ndërkombëtare.

Në Amerikë, Belluci ka marrë pjesë në filma të regjisorëve të mëdhenj duke interpretuar role të ndryshme dhe është ndër të rrallat artiste italiane e cila ka luajtur në gjuhë të ndryshme.

Simboli i një femre që magjeps me joshjen e saj, Belluci ka treguar gjithmonë një personalitet dhe sensibilitet të madh.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: