Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24 ka sqaruar sepse iu drejtua Komisionit të Venecias lidhur me atë që po ndodh me afatet për përfundimin e mandatit të saj.
Zaçaj tha se i është drejtuar Venecias, si një organ këshillimor.
“Kam funksionin e Kryetarit dhe të gjyqtarit, që është në pikëpyetje për të përfunduar. Pikërisht për këtë situatë iu drejtova Komisionit të Venecias, pasi vura në dijeni Gjykatën e Lartë, e cila, pa pritur shpalljen e vakancës nga Kushtetuesja, nisi procedurat, si organ i emërtesës”, tha Zaçaj. Kryetarja e Kushtetueses e konsideroi si të nxituar këtë veprim të Gjykatës së Lartë, ndërsa solli në vëmendje atë që parashikon Kushtetuta.
Në vijim ajo tha se iu drejtua mbledhjes së gjyqtarëve për të hequr çdo dyshim se po shpëtoja karrigen time, meqë jam edhe Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo mbledhje gjyqtarësh, unë nuk kam qenë e pranishme. Gjykata duhet të veprojë lirisht. Një mbledhje që del me votim ne e kemi si detyrim që të shpallim rezultatin. Mbledhjet për përfundimin e mandateve nuk zgjasin më shumë se 30 minuta”, tha Zaçaj.