TIRANË-Në Akademinë e Shkencave u zhvilluan sot homazhet në nderim të filozofit të shquar dhe estetit, Akademik, Prof. Dr. Alfred Uçi, që u nda nga jeta dje në moshën 89 vjeçare. Në homazhe për të nderuar figurën e tij morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, akademikë, njerëz të njohur të artit dhe kulturës, miq , familjarë etj. Kryeministri Rama dhe ministrja Nikolla shkruan nga një mesazh në librin e ngushëllimeve për akademikun e shquar Alfred Uçi.

Pedagog i filozofisë dhe i estetikës në Universitetin e Tiranës, profesor, akademik Alfred Uçi lindi në Korçë në 15 dhjetor 1927. Në moshë të re mori pjesë në Luftën ANÇ, në radhët e Brigadës IX S. Kreu studimet e larta për filozofi në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (1954). Për një periudhë të gjatë dha lëndët e filozofisë dhe estetikës në UT. Iu kushtua që në fillim studimit të trashëgimisë së mendimit filozofik shqiptar, duke botuar monografi për jetën dhe veprën e Jani Vretos dhe të Theodhor Kavaliotit.homazhe-alfred-uci-foto-agim-dobi-4

Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës. Pas kësaj iu kushtua tërësisht punës shkencore duke botuar një varg studimesh nga fusha e estetikës dhe duke marrë në vështrim jo vetëm autorë shqiptarë, po edhe autorë nga më të njohurit e letërsisë botërore. Ka marrë tri herë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë. Publikime (Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh)./ata
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: