TIRANE – Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë u zhvilluan sot homazhe, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste, që shkaktuan qindra viktima e të plagosur, mbrëmjen e së premtes në Paris.

Ambasadori francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi theksoi se Franca nuk ka frikë, pasi frika është në anën e barbarëve, të cilët kanë kundër të gjithë botën.

“Duhet të jemi të denjë të shërojmë plagët që na janë hapur. Beteja e ardhshme e Francës është ti tregojë botës se ajo ka patur të drejtë që besoi tek Franca. Do ndjekim pa u ndalur dhe do dënojmë vrasësit. Ne nuk kemi frikë, frika është në anën e barbarëve. Duke sulmuar Francën ata kanë gjithë botën kundër.”- deklaroi ambasadori francez.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, ambasadori gjerman Hoffman shprehu solidaritet me popullin francez, ndërsa theksoi se demokracia do të qëndrojë e fortë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb