Ndërsa kreu i shtetit dhe maxhoranca qeverisëse u zhvendos në Vlorë, Partia Demokratike e deputetë të saj zhvilluan homazhe në Varrezat e e Dëshmorëve. I pranishëm në ceremoninë te Varrezat e Dëshmorëve ishte edhe ish presidenti i Republikës Bujar Nishani .

Në një prononcim për mediat, kryedemokrati Basha u shpreh se përulemi sot me nderim para sakrificave të mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë.

“Përkulemi me nderim para Ismail Qemal Bej Vlorës dhe gjithë firmëtarëve të Pavarësisë së shtetit shqiptar, sakrificës së tyre sublime që çuan në  datën tjetër të shenjtë në historinë tonë 28 Nëntorin e vitit 1912.Përkulemi para qindra e mijëra të rinjve e të reja, burrave dhe grave që dhanë jetën, antifashistë dhe nacionalistë në luftën për Çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët. Përkulemi para sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit legjendar Adem Jashari, i cili po kështu lindi në këtë ditë të bekuar më 28 Nëntor.Dhe para sakrificës së mijëra shqiptarëve të tjerë që u flijuan për lirinë e Shqipërisë, për lirinë e kombit shqiptar, kudo ku ata jetojnë.Kjo sakrificë, ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar për pavarësinë dhe lirinë është i pandarë nga beteja e përditshme për të ruajtur lirinë dhe demokracinë.Për lirinë dhe demokracinë duhet luftuar çdo ditë. Dhe jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre dhe të drejtat e tyre.Dhe e konsideroj ditën e sotme edhe një ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme e papushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe e garantuar në fakt ashtu siç është e garantuar në ligj dhe në Kushtetutë”. tha Basha

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb